Ditët e ardhshme Juventusi pritet të trokasë në dyert e Interit. Dy janë dëshirat e bardhezinjve: Mauro Ikardi dhe Milan Shkriniar (objektivi kryesor). Fabio Paratiçi, i cili mban postin e drejtorit sportiv, do të marrë informacion dhe do të shprehë interesimin e tij për dyshen zikaltër.
Interi nga ana e tij është i qartë për dëshirat e veta. Klubi nga Milano është gati të nisë sulmin për Moize Ken. 19-vjeçarit i përfundon kontrata me Juven në fund të sezoni të ardhshëm, ndërsa rinovimi nuk ka ardhur ende.
Marota dhe Auzilio janë takuar me Milano Rajolën. Marrëdhëniet me agjentin e sulmuesit janë përmirësuar dhe Ken shihet si përforcimi i duhur për repartin ofensiv. Juventusi do tentojë rinovimin, pasi nuk mund të humbasë me parametra zero një futbollist me potencialin e tij.
Megjithatë, “zonja e vjetër” mund të përfshijë sulmuesin me origjinë nga Bregu i Fildishtë në tratativën për të dërguar mbrojtësin sllovak në Torino, ndërsa Interi mund të kënaqet duke përforcuar sulmin me një lojtar të ri, potent, të uritur dhe mbi të gjitha që shënon gola.