VIDEO | Mesin nuk e duan në Argjentinë? Fjalën e marrin… fëmijët!

0

Lionel Mesi, aktualisht pengun më të madh të karrierës ka që nuk ka fituar asgjë me kombëtaren e Argjentinës. Për këtë fakt, shpesh “pleshti” është kritikuar. Në lidhje me këtë fakt, para disa kohësh, djali i tij Tiago, e pyeti babain e tij, se përse flasin keq për Mesin dhe përse e lëndojnë.

Së fundmi, një gazetar i quajtur Korol, i ka treguar një video djalit të Lionel Mesit, Tiagos, ku sigurisht në praninë e tij ishte dhe kapiteni i Barcelonës. Një video mjaft emocionuese, ku shfaqen shumë fëmijë të Argjentinës, të cilët i thonë Tiagos se babai i tij është një idhull në vendin amerikano-latin dhe se është lojtari më i mirë në Botë. Video emocionuese dhe mjaft prekëse…

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.