Objektivi i përbashkët, Barcelona “lë thatë” PSG-në

0

Jo vetëm Nejmar mes Barcelonës dhe PSG-së. Kampionët e Spanjës kërkojnë një portier për stolin dhe të njëjtën gjë duan edhe francezët, të cilët kërkojnë zëvendësuesin e Xhixhi Bufon.

Objektivi i përbashkët quhet Neto, braziliani i Valencias. 29-vjeçari vjen nga një sezon shumë i mirë dhe garën për të e ka fituar Barcelona. Dy klubet spanjolle do të shkëmbejnë portierët Neto dhe Cilesen, të cilët vlerësohen nga 30 milionë euro.

Akordi është arritur dhe Neto do të kryejë vizitat mjekësore orët e ardhshme. Ai pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare me Barcelonën, që fiton në këtë mënyrë garën me PSG.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.