Nuk paraqitet në stërvitje, zbulohet destinacioni i Kosielni

Laurent Koshielni ka kaluar nëntë vite me Arsenal dhe mendon se kaq mjafton. Mbrojtësi, i cili është edhe kapiteni i ekipit të Unai Emeri, nuk ka pranuar të paraqitet në stërvitje në shenjë proteste ndaj klubit. Këto të fundit nuk e lejojnë largimin e tij pa asnjë para në këmbim.
Kontrata e 33-vjeçarit skadon verën e ardhshme. “L’Eqiup” raporton se francezi dëshiron me patjetër të transferohet në atdheun e tij te klubi i Bordo. Arsenal e ka refuzuar këtë kërkesë të mbrojtësit dhe situata është ndërlikuar mjaft, me lojtarin, që e pret një gjobë e majme.

Përveç gjobës, francezi nuk do të lejohet të trajnohet me ekipin e parë, por do e bëjë këtë me të rinjtë. Shiriti i kapitenit as nuk mund të mendohet më. Granit Xhaka është kandidati kryesor për ta marrë atë. Tashmë Koshielni po kërkon në çdo mënyrë largimin, me Bordonë që është e hapur nëse lojtari zgjidh gjithçka me Arsenalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online