“Nuk merremi vesh se jemi katundarë”, batuta e Trashit dhe vështirësitë e Telushit

0

“Nuk mund të them që është sezoni më i mirë. Kam pasur edhe sezonet e kaluara një ecuri të mirë, nga faza e parë dhe e dytë. Pastaj fazën e katërt e të tretë sikur ka rënë pak rendimenti. E kam nisur më mirë se vitet e tjera. Nuk besoj se kam pasur ndonjë ulje, por shpresoj që edhe fazat e tjera të kem të njëjtin rendiment”. Kështu e nisi prononcimin e tij në “RTSH Sport” Lorenc Trashi, ndërkohë që më pas flet edhe për tema të tjera.

“Ky, Partizani më i mirë? Unë i referohem statistikave dhe për të mos e mohuar ka qenë edhe Partizani i profesor Starovës. Kemi pasur një ecuri, në mos gaboj, njësoj si me profesor Skënderin. Ky Partizan është më i fortë për titull mendoj, duke parë edhe ecurinë e ekipit. Shpresoj të vazhdojmë kështu”.

Trashi tregohet i sinqertë, teksa pranon problemin e tij të madh. “Çfarë kam përmirësuar? Trashi, e para fare ka përmirësuar pjesën e disiplinës. Duke parë që jam cilësuar si rrëmujaxhi shpesh, kam pasur dhe disa debate, jo vetëm për shkakun tim. Kjo është pjesa më e rëndësishme që kam rregulluar. Nëse rregullon disiplinën, më pas gjërat në fushë bëhen më të lehta”.

“Me kë kuptohem më lehtë dhe me kë e kam më të vështirë? Më të vështirë e kam me Bardhin. Jemi edhe dy katundarë dhe nuk merremi vesh shumë mirë (qesh). Më mirë nga të gjithë, po them me sy mbyllur, kuptohem me Telushin”

“Titulli apo kombëtarja? Është viti i pestë te Partizani dhe e pres shumë një titull. Më mirë do doja një titull”, u shprehën mbyllje mbrojtësi i majtë, ndërkohë që ka folur edhe Bruno Telushi, mesfushori vlonjate që e vlerëson shumë faktin që është pjesë e Partizanit.

“Do të thotë shumë të luash me Partizanin, është nder i madh, është një fanellë që rëndon shumë dhe duhet të japësh maksimumin. E vlerësoj shumë këtë pjesë, që jam pjesë e Partizanit”, u shpreh mesfushori, i cili mungoi në Gjirokastër për të kuqtë.

Nuk mbetet jashtë diskutimit as ekipi i tij i vendlindjes. “Çfarë ndjej kur shoh Flamurtarin përballë? Mendoj ato kujtimet e mira dhe jo të mira që kam kaluar me Flamurtarin dhe mundohem ta respektoj sa më shumë fanellën e Flamurtarit”, shtoi Telushi, i cili pranon se nuk e ka pasur të lehtë në fillim me të kuqtë.

“Me thënë të drejtën mu desh pak kohë të përshtatesha. Jo se është e thjeshtë, por nga mënyra se si erdha, apo se si më shkuan gjërat, në fillim është dashur ta filloja sikur e nisja nga e para karrierën”, tha vlonjati i Partizanit.

Në fund edhe disa fjalë për ekipin dhe objektivin titull: “Skuadra e Partizanit ka bërë një grup shumë të mirë, shumë të fortë. E ka formuar me çuna të pjekur, me çuna me eksperiencë, plus me çuna të rinj që ulin kokën e vrapojnë shumë. Për titullin them se do të shohim ndeshjen e radhës dhe të japim maksimumin siç e kemi dhënë deri më tani”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.