Milani pësoi një humbje të rëndë një natë më parë ndaj Lacios, duke u eleminuar nga Kupa e Italisë. Humbja e katërt në shtatë ndeshjet e fundit për kuqezinjtë, që janë në momentin më delikat të sezonit.
Ecuria negative dhe loja pa ide e ekipit, ka bërë që drejtuesit e klubit të kenë pasur një takim mëngjesin e sotëm në Milanelo. Dyshja Maldini-Leonardo, por edhe Ivan Gazidis, kanë zhvilluar një ballafaqim me ekipin dhe trajnerin Gatuzo.
Në fokus ka qenë forma e dobët e shfaqur si edhe ndeshja e fundjavës së ardhshme në transfertë ndaj Torinos, që është edhe përballja më e rëndësishme për fatet e luftës për Champions.