Rikthimi i Bregut: Kam vuajtur këto tre muaj, ju tregoj pengun e sezonit

Dejvi Bregu u ndal në janar si pasojë e një dëmtimi dhe qëndroi rreth 3 muaj pushim. Momente të vështira për sulmuesin vlonjat, por edhe për ekipin e Skënderbeut.

Shënuesi më i mirë i ekipit korçar iu afrua shumë golit kundër Luftëtarit, ndërsa në Laç u ndal nga një Selmani fantastik. Portieri kurbinas i priti edhe një penallti, ndërsa zhbllokimi erdhi kundër Kukësit në gjysmëfinalen e parë të Kupës.

Skënderbeu humbi 2-1, por Bregu shënoi një gol shumë të rëndësishëm. Festimi i tij ishte plot zbrazje nervash. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, 23-vjeçari prek disa tema dhe tregon pengun e vetëm për këtë sezon.

HUMBJA – “Kukësi kontrolloi ndeshjen në pjesën e parë, por më shumë prej gabimeve tona. Në pjesën e dytë reaguam mirë dhe goli i shënuar na mban në lojë. Në Korçë do të jetë një tjetër histori.”

FORMA – ‘Jam ende paksa mbrapa fizikisht. Tani e kuptoj vështirësinë e kapjes së ritmit kur kthehesh pas tre muajve pushim. Po luajmë shumë ndeshje këtë periudhë dhe shpresoj të arrij formën që kisha para janarit.”

NDIKIMI I LAÇIT – ‘Ajo humbje ka ndikuar psikologjikisht edhe tek unë, sepse sedra nuk më lë t’i kaloj shpejt momente të tilla. Kam mbështetje të madhe nga të gjithë dhe kam lënë pas krahëve gjithçka. Shpresoj që t’ua shpërblej tifozëve me gola të tjera si ky kundër Kukësit.”

FESTIMI – “Golin kundër Kukësit e festova në atë mënyrë, sepse kishte ndikim edhe penalltia e humbur në Laç. Megjithatë, 90% ishte shfryrja e inatit të muajve që kam qëndruar jashtë.”

BILANCI PERSONAL – “Duke parë mungesën e gjatë, raporti minuta-gola mund të quhet pozitiv, por unë kërkoj gjithmonë nga vetja. Kanë mbetur edhe disa ndeshje për t’u zhvilluar dhe shpresoj të shënoj akoma.”

KUPA – “Nëse fitojmë Kupën sezoni do të ishte pozitiv. E nisën me Superkupën dhe fitimi i Kupës do të na siguronte daljen në Ligën e Europës. Gjithsesi, më vjen keq që nuk e fituam sërish titullin kampion, sepse në dy fazat e para ishim shumë mirë. Kishim mundësi për të luftuar për kreun, por kemi bërë shumë gabime rrugës. Ky është pengu i vetëm.”

FLAMURTARI – “Nuk kemi menduar për ndeshjen e radhës, sepse jemi marrë me Kukësin. Kthehemi në shtëpi, kemi një marsh më shumë, na nevojiten pikë dhe këtë ndeshje do të japim 200%. Na duhet për renditjen dhe moralin e të gjithëve përpara ndeshjes së kthimit kundër Kukësit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online