Largon dy senatorë të tjerë, Interi ka gati 6 emra

Naingolan dhe Ikardi nuk do të jenë të vetmit të vetmit të larguar nga Interi këtë verë. Dalbert dhe Perisiç janë me valixhet gati dhe mund të ikin nga momenti në moment. Mbrojtësi nuk ka gjetur veten dhe Interi dhe largimi është gati një fakt.
Perisiç nuk ndihet mirë dhe prej kohësh ka shfaqur sinjale për një “arratisje”. Ajo që e shton më shumë mundësinë e ndarjes së tij me Interin është Konte. Trajneri duket se e ka nxjerrë nga planet dhe ka hartuar një skemë, pa kroatin pjesë të saj.

Për të zëvendësuar këto dy lojtarë Marota ka shkruar një listë me emra. Mateo Darmian është emri i parë dhe më i mundshëm. Junajtid e ka si ”barrë” dhe është gati ta lërë të lirë për vetëm 4 milionë euro. Kristiano Biragi është lojtari tjetër. Fiorentina nuk e lë të lirë për më pak se 18 milionë euro.

Markos Alonso dhe Emerson Palmieri mund të themi se janë një ëndërr për Interin. Çelsi nuk bën dot merkato dhe nuk i lë të lirë për asnjë çmim. Aleksandër Kolarov prej kohësh është i lidhur me klubin zikaltër dhe shihet si një mundësi reale. Filip Kostiç është emri i fundit. Ai është një plan rezervë në rast dështimi të emrave të mësipërm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online