Një stol bosh në Serie B, De Biazi dhe Ventura në balotazh

Ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, po qëndron larg profesionit të tij prej gati dy vitesh. Tekniku 63-vjeçar ka preferuar të jetë pranë sportit në rolin e analistit në medie të ndryshme, por së fundmi një opsion interesant vjen nga jugu i Italisë.

Salertinana, klubi në pronësi të Klaudio Lotitos militon në Serie B dhe është vënë në kërkim të një trajneri të ri. Sipas së përditshmes lokale “Cronache”, kryesia e klubit do mblidhet së shpejti për të përzgjedhur “timonierin” e ri të klubit.

Krahas De Biazit një tjetër emër që pëlqehet shumë është ai i Xhanpiero Venturës. Edhe pse 71 vjeç, ish-trajneri i Italisë nuk ka ndërmend të dalë në pension dhe është në pritje të ofertave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *