Ndryshimet në klub, Nikaj lë Vushtrrinë me falënderime

Vushtrria është kthyer në elitën e futbollit dardan, teksa skuadra e drejtuar vjet nga trajneri Samuel Nikaj u rendit në vendin e parë dhe ngriti trofeun. Shkodrani, duke parë zhvillimet e fundit në klub, ka vendosur që ta largohet nga drejtimi i Vushtrrisë. Disa e paralajmëruar duhet thënë.

“Duke parë situatën e krijuar në klub, me tërheqjen e kryesisë, largimin e disa lojtarëve të rëndësishëm, e shoh të pamundur qëndrimin tim në klub, prandaj po tërhiqem me përshtypjet më të mira për qytetin e Vushtrrisë, për bashkëpunëtorët e mi dhe për të gjithë lojtarët pa përjashtim, pa harruar tifogrupin FORCA. Shpresoj që situata të ndryshojë për mirë dhe skuadra të vazhdojë me sukses rrugëtimin në Superligë. Respekte  Vushtrri”, shkruan Nikaj.

Shkodrani mund të mbetet në Kosovë, madje shanset janë të mëdha të bashkëpunojë me një klub të madh si Vllaznimi i Gjakovës, që kërkon të rikthehet në Ipko Superliga e Kosova. Nga Shqipëria gjithashtu ka pasur një ofertë nga Besëlidhja e Lezhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online