Xhanluixhi Bufon është një nga portierët më të mirë në historinë e futbollit dhe në Itali, Xhixhi konsiderohet një legjendë. Sezonin e shkuar, 41-vjeçari mbrojti portën e PSG-së, skuadër me të cilën kishte nënshkruar një kontratë 1-vjeçare.
Kontrata nuk iu rinovua dhe Bufon është një lojtar i lirë. Ekipi që po interesohet për shërbimet e tij, është Porto. “Dragonjtë” nuk do të kenë më në portën e tyre Iker Kasijasin, i cili e mbylli me futbollin e luajtur në moshën 38-vjeçare, pas një problemi shëndetësor.
Si pasojë, Porto po mendon të marrë një tjetër portier me eksperiencë dhe ka zgjedhur Bufon. Gardiani italian po mendohet për këtë ofertë, teksa Portugalia e tundon shumë. Mbetet për t’u parë nëse Xhixhi do të zgjedhë Porton për të vazhduar karrierën e tij.