Daniele De Rosi u ndje i tradhtuar kur Roma nuk pranoi të rinovonte kontratën e tij. Pavarësisht moshës së madhe, ofertat nuk kanë munguar për mesfushorin italian. Boka Xhuniors, Xhenoa dhe Fiorentina shfaqën interes. Megjithatë, një lajm i fundit nga “Sky Sport” u jep shkelmin përpjekjeve të këtyre klubeve.
Për De Rosin nuk do të ketë klub të dytë në Itali, por as në Amerikën e Jugut ose të Veriut. 35-vjeçari ka vendosur të japë dorëheqjen nga futbolli profesionist duke shënjuar fundin e një karriere që filloi 18 vite më parë.
De Rosi do t’i bashkohet lojtarëve si Françesko Toti, Rajan Gigs, Pol Skoulls dhe Paolo Maldini, të cilë kanë luajtur gjatë të gjithë karrierës së tyre me fanellën e vetëm një klubi.