Një francez në mes, Barça dhe PSG gati për betejën e radhës

Barcelona dhe PSG nuk kanë ndërmend t’i lëshojnë pe njëra-tjetrës. Gjithçka nisi me blerjen e Nejmarit nga klubi francez, diçka që katalanasit nuk e kanë harruar. PSG pagoi klauzolën e brazilianit, ndërsa Barcelona reagoi duke fituar garën për Frenki De Jong.

Dy klubet janë gati të garojnë fort me njëri-tjetrin për shërbimet e një tjetër lojtari. Flasim për Ferland Mendi, 23-vjeçarin e Lionit. Francezi luan në pozicionin e mbrojtësit të majtë dhe pëlqehet shumë nga Barcelona.

Garës për lojtarin, i cili debutoi me kombëtaren e Deshamp në miqësoren e fituar përballë Uruguait në nëntorin e kaluar, i është bashkuar dhe PSG. Siç raporton “Paris United”, drejtuesit e kampionëve të Francës kanë gati 40 milionë euro për Lionin.

Negociatat kanë nisur prej kohësh, por presidenti Aulas nuk e ka thënë akoma fjalën e fundit. Kreu i Lionit nuk gëzon marrëdhënie të mira me PSG, por ai mund të dorëzohet përpara milionave. Nga ana tjetër, Barcelona do të përballet me Lionin në Champions dhe do të ketë mundësinë për të ndjekur nga afër paraqitjet e anësorit të majtë.

Spanjollët do të kenë rastin dhe për të biseduar nga afër me homologët francezë për të arritur akordin për transferimin e lojtarit në La Liga.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online