Një Fiorentina-Kaljari ndryshe, të gjithë bashkë për Astorin

Të dielën në orën 18:00 Fiorentina pret Kaljarin në një ndeshje ndryshe nga të tjerat. Të dy ekipet i bashkon një emër, i cili po i ndjek ekipet nga lart. Flasim për Davide Astorin, ish-kapitenin e Kaljarit dhe Fiorentinës, i cili humbi jetën në mënyrë të papritur në moshën 31-vjeçare në katër marsin e këtij viti.

Mbrojtësi luajti gjashtë sezone me ekipin nga Sardenja, ndërsa golin e tij të parë në Serie A e shënoi kundër Fiorentinës. Me ekipin nga Firence u aktivizua për tre sezone, ndërsa të dielën do të organizohet diçka e bukur në kujtim të tij.

Vëllezërit e tij do të jenë të pranishëm në stadium, ndërsa të dy ekipet do të mbajnë një shirit të zi në krah për të kujtuar ish-shokun e tyre. Ultrasit e Fiorentinës kanë gati surprizën e tyre, ndërsa në minutën e 13-të (përkon me numrin që lojtari mbante në fanellë), të dy tifozeritë do të bashkohen në një moment emocionues.

Tifozët e Fiorentinës ndalojnë në këtë minutë në çdo ndeshje, ndërsa kësaj radhe do të jetë i gjithë stadiumi bashkë. Fiorentina dhe Kaljari, të gjithë bashkë në nderim dhe kujtim të Davide Astorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online