E zbulon bashkëpunëtori i tij, Gomez: Monçi do të rikthehet te Sevilja

Monçi, drejtori sportiv i Romës mund të rikthehet në Spanjë, konkretisht në klubin e Seviljes ku ka punuar më parë. Miguel Angel Gomez, bashkëpunëtori i Monçit te Sevilja, është prononcuar për “Radio Marca”, ku shpreh bindjen e tij për rikthimit e 50-vjeçarit në Andaluzi.

Monçi është i lidhur shumë me Seviljen, ka luajtur nëntë sezone si futbollist dhe ka punuar si drejtues që nga viti 2000 në këtë klub. Ai njihet si një zbulues i madh i talenteve, fitoi 11 trofe me Seviljen dhe i dhuroi klubit rreth 200 milionë euro fitime nga shitjet e lojtarëve. Në prillin e vitit të kaluar u largua nga klubi i tij i zemrës, për t’u transferuar në Itali tek ekipi i Romës.

Monçi me Miguel Angel Gomez

Jam i bindur që Monçi do të rikthehet te Sevilja, por nuk e di nëse në postin e drejtorit sportiv. Ai e dashuron këtë klub si askush tjetër dhe e ndjek ekipin dhe tani që është te Roma. Ishte një zhgënjim i madh ta shihje duke u larguar nga Sevilja. Ai është më shumë se një mik për mua, e kam si vëlla. Isha i frikësuar, kur u largua nga ekipi”, përfundon Miguel Angel Gomez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online