Ngo jashtë, Skënderbe sulmues. Partizani me surpriza

Luhet prej orës 15:00 katër ndeshje të javës së 32-të të Superiores dhe momentalisht janë mësuar formacionet që do të zbresin në fushë në Tiranë dhe në Vlorë. Në kryeqytet ka surprizuar Ardian Mema, që nuk ka preferuar Majkëll Ngo në majë të sulmit. Prej problemeve në krahun e djathtë të mbrojtjes, zgjidhja është gjetur tek Asion Daja. Ndryshime edhe te Skënderbeu, pasi mungojnë Dita e Radas. Shehi ndërkohë ka menduar që edhe sot të luajë me Oto Xhon dhe Krasniqin në sulm.

Në Vlorë Flamurtari është ai i zakonshmi, kurse te Partizani ka shumë lëvizje. Mungon Jurgen Bardhi, ndërkohë që luan titullar Jaiteh, i afruar në merkaton e janarit. Kalari luan sërish në qendër të mbrojtjes dhe e ka pësuar Lum Rexhepi, i cili e nis nga stoli edhe pse mungon Belica për shkak të vdekjes së babait.

Kategoria Superiore – Java 32
E shtunë, më 4 maj 2019, ora 15:00

TIRANA-SKËNDERBEU
Tirana:
Abibi, Daja, Turtulli, Goxha, Hoxhallari, Mauexhe, Kobina, Hasani, Oduamadi, Halili, Sentamu. Trajner: Ardian Mema
Skënderbeu:
Dajsinani, Vangjeli, Kaba Sambou, Pëllumbi, Abazi, Taipi, Sibo, Muzaka, Bregu, Oto Xhon, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

FLAMURTARI-PARTIZANI
Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Batha, Musta, Rrapaj, Ribaj, Kale, Sukaj. Trajner: Ilir Daja.
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Kalari, Trashi, Hila, Jaiteh, Duka, Mala, Asani, Mensah. Trajner: Dritan Mehmeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online