Nga Izraeli te ëndrra e kombëtares, Valon Ahmedi i prek të gjitha

Gjatë merkatos së verës Valon Ahmedi u transferua në kampionatin izraelit, duke lënë pas Slloveninë, ku luajti për katër sezone, fillimisht për Çeljen e më pas me kampionët e Mariborit. Mesfushori 24-vjeçar ka pasur një fillim të kënaqshëm në Izrael, ku ka spikatur me paraqitjet e tij. Në një intervistë për “TV Gurra”, Ahmedi ka folur mbi eksperiencën e tij të re dhe ëndrrën e tij të radhës: Rikthimin në kombëtaren shqiptare.

“Për momentin luaj në Izrael te Hapoel Ironi Kirjat Shmona. Aktualisht po kalojmë shumë të mirë si ekip jemi në vend të katërt, po ashtu edhe  në aspektin personal. Për momentin kam luajtur tetë ndeshje, ku kam dhënë pesë asiste e kam shënuar një gol. Kështu që mund të them se jam shumë i kënaqur me paraqitjen time këtu”.

“Që ditën e parë në Izrael më kanë mirëpritur shumë mirë. Më kanë vlerësuar shumë, pasi një futbollist që vij nga një skuadër e madhe si Maribori, ku kam luajtur dhe në Champions dhe ata kanë investuar shumë për mua”.

KOMBËTARJA – “Shpresoj që me paraqitjet e mia të kthehem shumë shpejt të kombëtare. Ënddra ime e një fëmijëria mia ka qenë të luaj për kombëtaren dhe kjo ëndërr mu realizua. Tani kam ëndërr të kontribuoj në fushë, të kem më shumë minuta e të shënoj golin tim të parë dhe t’i bëj sidomos të gjithë shqiptarët e Maqedonisë  krenarë. Kombëtarja të ndihmon shumë si futbollist në aspektin e statusit. Pasi në vitet e fundit kombëtarja e Shqipërisë ka kapur nivele të larta, sidomos me pjesëmarrjen në Europian”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online