Sirena angleze për Dembele: Barça i vendos çmimin, garë dyshe për të

0

Pas shitjes së Nejmarit te PSG për 222 milionë euro, Barcelona reagoi duke blerë Osman Dembele nga Dortmundi për 140 milionë euro. Talenti i francezi ofensiv nuk vihet në dyshim, por problemet me dëmtimet, mos përshtatja me futbollin spanjoll dhe raportet jo të mira me klubin dhe trajnerin Valverde po shtyjnë Barçën ta shesë, madje që në merkaton e janarit.

Për të interesohet Liverpuli. Klop e dëshiron në ekip lojtarin dhe e sheh atë si një përforcim të mirë për të luftuar me Sitin dhe Çelsin për fitimin e Premier Ligës. Titulli është objektivi kryesor i “The Reds” për këtë sezon, të cilët do të bëjnë të pamundurën për të rikthyer titullin në qytet pas 28 vitesh.

Por, Liverpuli nuk është klubi i vetëm anglez që interesohet për shërbimet e Dembele. Në garë është futur dhe Arsenali, siç citon spanjollja “El Mundo” dhe anglezja “Mirror”. Barcelona kërkon të paktën 100 milionë euro për kartonin e 21-vjeçarit, i cili shihet larg “Camp Nout”, me Liverpulin dhe Arsenalin në garë për blerjen e kartonit të tij.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.