Të gjithë në ndjekje të talentit të Tuluzës, Juventusi në “pole position”

Mbrojtësi francez Zhan-Kler Todibo është nën “lupën” e drejtuesve të Juventusit. Futbollisti i Tuluzës ka qenë zbulimi i radhës në kampionatin francez. Todibo është vetëm 18-vjeç dhe këtë sezon hodhi hapat e parë në futbollin profesionist.

Një detaj interesant i këtij transferimi është se mbrojtësi i talentuar nuk është nën kontratë me klubin nga jugu i Francës. Për të siguruar kartonin e Todibos, Juventusit i duhet t’i paguajë Tuluzës një shumë fikse në bazë të rregullave të FIFA-s për taksën e formimit të lojtarëve.

Por, kampionët e Italisë nuk do ta kenë aq të lehtë, pasi për të riun kanë shfaqur interes dhe shumë klube të tjera si Inter, Napoli, Lajpicg dhe Bajerni i Mynihut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online