Nga hero në të shpërfillur, ç’po ndodh me Shaqirin?

Kanë kaluar më shumë se katër muaj nga paraqitja fenomenale e Xherdan Shaqirit kundër Mançester Junajtid në mbrëmjen e 16 dhjetorit.

Në harkun e shtatë minutave futbollisti nga Gjilani shënoi dy gola duke vulosur njëkohësisht fitoren e Liverpulit dhe shkarkimin e Zhoze Murinjos.

Megjithatë, ai moment i përket së shkuarës, ndërsa e tashmja është krejt ndryshe. Shaqiri është kthyer nga lojtari i parëq që futej në fushë nga stoli në një rezervë të minutave të kohës shtesë, madje janë bërë të shpeshta ndeshjet ku nuk aktivizohet përgjatë të gjithë takimit.

Shkurti ishte muaji ku filluan problemet e 27-vjeçarit, ku aktivizua vetëm 2 herë nga stoli edhe pse axhenda e Liverpulit ishte mjaft e ngjeshur.  Mars më pas ishte krejtësisht për t’u harruar, tri herë në stol, por asnjë aktivizim, ndërsa në Prill ka marrë vetëm dy aktivizime nga stoli në katër takime.

https://www.youtube.com/watch?v=mtMgG62w8nA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online