Sot luhet java e 33-të në Superiore dhe janë mësuar aktualisht formacionet në fy prej takimeve që do të zhvillohen. Në Fushë-Krujë Kastrioti pret Flamurtarin dhe trajneri Devolli ka bërë disa ndryshime. Husein mungon për shkak kartonësh dhe në vend të tij aktivizohet Neziri.
Porta këtë herë i është besuar Pujës, kurse mesfusha është e zakonshmja me Herald Markun që rikthehet titullar. Taulant Marku është risia tjetër. Pukjani ka zënë vendin e Kalasë. Flamurtari nga ana tjetër ka shumë mungesa. Qirko, Ymeraj, Beqja dhe Ziaj janë zgjidhjet e Dajës.
Në Gjirokastër trajneri Ahmataj ka ulur në stol Kukajn dhe në qendër të mbrojtjes është pozicionuar Demo. Vendin e tij në të djathtë e ka marrë Neziri. Këto janë lëvizjet e bluzinjve, kurse te Kukësi trajneri Gjoka ka ndryshuar qendrën e mesfushës. Dzaria dhe Limaj e nisin titullarë, ndërkohë që nga minuta e parë e nis edhe Ccyrbja. Uillian e nis nga e majta.
Kategoria Superiore – Java 32
E shtunë, më 4 maj 2019, ora 16:30
KASTRIOTI–FLAMURTARI
Kastrioti: Puja, Neziri, Bojom, Çela, Ndreca, Shehu, Ymeraj, H. Marku, Bardhi, T. Marku, Roxher. Trajner: Bledar Devolli
Flamurtari: Qirko, Deliaj, Pollozhani, Veliu, Musta, Ymeraj, Batha, Mustafa, Beqja, Ribaj, Zijaj. Trajner: Ilir Daja.
LUFTËTARI-KUKËSI
Luftëtari: Ruçi, Neziri, Demo, Koconis, Xhekson, Aleksi, Rapo, Hyseni, Hanti, Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj
KUKËSI: Frashëri, Ethemi, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Çyrbja, Dzaria, Limaj, Uilliam, Rexhinaldo, Shkurtaj.