Nexhipi me mision, zbulohen objektivat për mbrojtjen

Kukësi synon të përforcojë mbrojtjen dhe gjatë kësaj periudhe në tavolinën e trajnerit Ernest Gjoka dhe drejtorit sportiv Nderim Nexhipi janë vënë një numër i madh emrash. Një pjesë e mirë e tyre kanë rënë poshtë si alternativa dhe së fundmi ka një favorit me të cilin Kukësin po tenton të mbyllë marrëveshjes.

ALTERNATIVAT – Drejtori Nexhipi do të diskutojë me dy lojtarë për linjën e djathtë të prapavijës. SportEkspres.com mëson se njëri është Vladica Brdarovski, 29-vjeçari që ka veshur edhe fanellën e Maqedonisë së Veriut.

Prej katër sezonesh ai është aktivizuar me Vardarin dhe sezonin e fundit ka habitur edhe me golat e shënuar, katër. Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që Brdarovski të shënonte. Gjithsesi shanset janë të vogla që të nënshkruajë me Kukësin.

Favorit duket Tome Kitanovski dhe Nexhipi është me mision në Shkup për të mbyllur gjithçka. Kitanovksi në fakt ka pasur disa oferta këtë periudhë, por Kukësi po bën sulmin final që të bindë lojtarin në fjalë. Mbrojtësi i djathtë e ka mbyllur sezonin e fundit në Azerbajxhan me Sabail.

“CV”-ja e tij duket bindëse, pasi ka luajtur rregullisht edhe me Slaven Belupo dhe Istra në Kroaci. Kitanovski ka provuar të aktivizohet edhe në Serbi me Mladost Luçani dhe Vozhdovac, me Universitatea Kraiova në Rumani dhe Pelisterin në Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *