“Nejmar ka karizmën për ta kaluar këtë moment. Barça? Ai e di çfarë po bën”

Marrëdhëniet midis Edinson Kavanit dhe Nejmar nuk kanë qenë kurrë të mira, madje “shkëndijat” mes dy sulmuesve latinë të PSG-së nuk kanë munguar.

Megjithatë, të dy janë profesionistë dhe qëllimi kryesor është që të bëjnë mirë për ekipin. Zërat e merkatos e lidhin brazilianin me një rikthim te Barcelona dhe “El Matador” është ndalur në këtë temë.

Situata e Nejmar nuk është aspak pozitive, pasi 27-vjeçari është dëmtuar përsëri dhe ndihet i lodhur nga akuzat për përdhunim të një modeleje braziliane.

Kam biseduar me Nejmarin në lidhje me këtë temë kur ishim në Francë. Ditët e fundit nuk kam folur me të, por, duke parë ngjarjet e fundit, jam i idesë që ai është i qartë për të ardhmen e tij. E di që është një moment i vështirë për të, por Nejmar ka karizmin dhe aftësinë për të vazhduar përpara.

Shpresoj ta marrë veten sa më shpejt dhe i dërgoj urimet më të mira. Duhet të bëhet i fortë dhe të lërë pas krahëve gjithçka që ka ndodhur”, përfundon Kavani nga grumbullimi në Brazil, aty ku po tenton të fitojë Kupën e Amerikës me Uruguain e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online