Nejmar apo Grizman? Suarez e shpreh qartë dëshirën e tij!

Nejmar apo Antuan Grizman? Kjo është dilema më e madhe e Barcelonës aktualisht, me katalanasit që janë në garë për të dy yjet. Kësaj çështje duket se i ka dhënë zgjidhje Luis Suarez.

Sulmuesi i blaugranave, i cili ndodhet në grumbullim me Uruguajin e tij në Copa America ka folur së fundmi edhe për temën e nxehtë Nejmar-Grizman, ku me sa duket e ka shprehur qartë të preferuarin e tij, duke thënë se me çdokush ka dëshirë të luajë me Nejmar.

Nejmar – “Ishte një privilegj që të ndaja vitet më të mira të karrierës sime me lojtarin më të mirë në botë, që është Leo Mesi, dhe me Nejmar, i cili ishte i dyti më i miri në botë kur luante te Barça. Kush është ai që nuk dëshiron të shijojë lojtarë si Nejmar”.

Grizman – “Për Grizman e kam thënë që vitin e kaluar se çfarë cilësish ka si lojtar, por është i Atletikos së Madridit dhe preferoj që ai të flasë vetë për këtë gjë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online