Lerda: Ky Partizan më jep shpresë, s’kisha preferenca për shortin

Franko Lerda ka nisur nga puna me Partizanin. Të kuqtë janë zhvendosur në Slloveni, aty ku do të përgatiten para ndeshjes me Karabakun. Impakti i parë i italianit me skuadrën është pozitiv, ndërkohë që ka folur për faqen zyrtare të klubit.

“Sot ka qenë dita ime e parë me djemtë në fushë. Ishte një takim shumë pozitiv, i pashë mirë dhe punuam si duhet. Jam shumë i kënaqur, pasi pashë një skuadër që ka dëshirë të përmirësohet e të rritet. Pashë gjithashtu një grup që ka karakteristikat e duhura dhe që më jep shpresa që mund të bëjmë mirë”, tha Lerda fillimisht.

Në lidhje me shortin, ai shtoi: “Të preferuar nuk kisha, pasi sa herë hidhen shorte ka diskutime të ndryshme. Në fund duhet të mendojmë për veten tonë, të shkojmë të përgatitur në çdo aspekt dhe të jemi të bindur që mund ta kalojmë turin. Ndeshje të lehta nuk ka. Kemi besim se do të shkojmë mirë”.

Partizani ka programuar dy miqësore, më 23 dhe 26 qershor, ndërkohë që me grupin kanë udhëtuar edhe Esin Hakaj e Uilliam Kordeiro, dy të parët që janë afruar në merkaton aktuale. Drejtuesit po punojnë të përforcohen edhe me elementë të tjerë cilësorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online