Situata te Reali i Madridit mund të mos jetë aq e qetë sa ç’mund të duket nga jashtë. Sipas një lajmit të publikuar nga gazeta prestigjioze spanjolle “El Confidencial”, raportet midis lojtarëve të skuadrës madrilene janë në një pikë kritike.
Largimi i Kristiano Ronaldos dhe Zinedin Zidan ka bërë që atmosfera në grup të pësojë një goditje të rëndë . Në shkrimin e së përditshmes spanjolle theksohet se në dhomat e zhveshjes janë krijuar klane dhe situata mund të shpërthejë nga momenti në moment.
Por, Lopetegui dhe stafi i tij mbeten optimist se atmosfera mund të rikthehen ajo e mëparshmja, pasi ishte e pritshme që largimet e dy figurave aq të rëndësishme si Zidan dhe Ronaldo, do të sillnin një efekt negativ në skuadrën madrilene. Tani tekniku bask duhet të kthejë skuadrën te ritmi i fitoreve dhe më pas ndasitë midis lojtarëve do të sheshohen.