Elseid Hysaj ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh, por vështirë që dikush të paguajë aq shumë për kartonin e tij. Sezoni i fundit nuk ishte më i miri për 25-vjeçarin, kështu që çmimi ka rënë.
Napoli kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë Hysajn. Në drejtim të tij ka ardhur vetëm një ofertë zyrtare siç raporton Corriere dello Sport. Atletiko Madrid ka ofruar 25 milionë euro.
Vetëm pesë milionë ndajnë ofertën me kërkesën. Një shumë aspak e lartë dhe akordi duket pranë. Diego Simeone e kërkon me ngulm shqiptarin në ekip. Trajneri argjentinas pëlqen shumë faktin që Hysaj bën mirë fazën e mbrojtjes dhe atë sulmuese.
Palët janë afër dhe shkodrani mund të largohet pas pesë viteve nga Napoli për të nisur një aventurë të re në La Liga-n spanjolle.