Në pritje të përgjigjes së Gasperinit, Roma tenton lëvizjen fituese

Roma nuk ia doli të kualifikohej në Champions për sezonin e ardhshëm, por diçka e tillë i ka motivuar më shumë drejtuesit që të ndërtojnë një skuadër edhe më të fortë.

Zgjedhja e trajnerit të ri është hapi i parë. Verdhekuqtë preferojnë Xhan Piero Gasperinin për stolin dhe i kanë bërë ofertën e tyre trajnerit të Atalantës: tre vite kontratë me tre milionë euro rrogë në sezon.

Trajneri që kreu mrekullinë me ekipin bergamask nuk ka kthyer ende përgjigje. Fakti që Atalanta e tij do të luajë në Champions Ligë sezonin e ardhshëm e ka futur në dilema dhe kompeticioni më i rëndësishëm për klube e tundon.

Për t’i mbushur mendjen, Roma ka zgjedhur një mënyrë. Edin Xheko është me valixhe gati (ashtu si dhe mbrojtësi Manolas) dhe klubi kryeqytetas ka zgjedhur zëvendësuesin e tij. Ai është Duvan Zapata, bomberi kryesor i Atalantës.

Transferimi i kolumbianit te Roma mund të ndikojë te Gasperini për të pranuar ofertën, pasi 61-vjeçari do të kishte mundësinë për t’i besuar çelësat e sulmit lojtarit të tij të preferuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online