Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku ka shëtitur në shumë skuadra në karrierën e tij. Një nga ekipet ku është aktivizuar lojtari kuqezi është Legia e Varshavës, skuadër e cila pagoi më shumë se 700 mijë euro për të marrë kartonin e tij nga skuadra e Zyrihut.
Në kampionatin polak, Sadiku shënoi vetëm 2 gola në 17 sfida, duke treguar një formë aspak të mirë. Për pasojë, klubi polak e shiti në muajin janar te Levantes.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vite, mediat polake e mbajnë ende mendjen te Sadiku dhe sipas tyre, sulmuesi kuqezi nuk i ka përmbushur asnjëherë pritshmëritë. Për më tepër, kanë rikujtuar edhe deklaratën që 27-vjeçari pati dhënë kur u largua nga Legia: “Te Legia nuk luajta, pasi ata mbanin një ‘Ferrari’ në garazh, në vend që ta ngisnin!” Kjo deklaratë e Sadikut krijoi shumë polemika asaj kohe, polemika që vazhdojnë edhe sot.
Media polake, “TVP Sport”, ka bërë këtë artikull për sulmuesin e kombëtares, që tashmë aktivizohet në radhët e Luganos në kampionatin zviceran të futbollit.