Ndryshime te Italia, Mançini “largon” tre lojtarë

Italia po përgatitet për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Polonisë. Miqësorja kundër ekipit të Shevçenkos do të zhvillohet pasnesër në stadiumin e Xhenovës, ndërsa katër ditë më pas zhvillohet përballja me Poloninë për Nations League.

Trajneri Roberto Mançini ka bërë largimet e para nga kombëtarja. Alesio Romanjoli, Patrik Kutrone dhe Danilo D’Ambrozio janë rikthyer në shtëpi, si pasojë e dëmtimeve të tyre. Trajneri nuk ka dashur t’i rrezikojë dhe ka zgjedhur t’i largojë nga grumbullimi i kombëtares.

Mbrojtësi Romanjoli nuk luajti në përballjen me Kievon dhe vazhdon të ketë probleme me muskujt, ndërsa sulmuesi Kutrone luajti disa minuta të dielën, por nuk është rikuperuar akoma nga dëmtimi i tij. Mançini nuk ka dashur të rrezikojë as mbrojtësin e Interit, Danilo D’Ambrozio, i cili nuk luajti përballë Spalit dhe tashmë do përgatitet i qetë për të kaluar dëmtimin.

Problem ka patur dhe Çiro Imobile. Sulmuesi i Lacios ka thyer një gisht, por ai do të jetë i pranishëm në dy sfidat e kombëtares. Mançini ka gati zëvendësuesit e treshes së larguar dhe siç citon “Gazzetta dello Sport”, trajneri do të ftojë dy mbrojtës: Lorenco Tonelin e Sampdorias dhe Kristiano Piçinin e Valencias.

Lorenco Toneli
Kristiano Piçini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online