Tris fitoresh për Vajadolid, Ronaldo: Qëndrojmë në La Liga

Vajadolid arriti një tjetër fitore të rëndësishme, duke mposhtur Hueskën në shtëpi me rezultatin 1-0. Ruben Alkaraz ishte heroi i vendasve me golin e shënuar në minutën e 28-të të pjesës së parë, duke i dhënë tre pikë ekipit të tij.

Fitorja e tretë rresht për ekipin e ardhur nga Segunda Divizion dhe braziliani Ronaldo, i cili mban postin e presidentit të bordit drejtues të ekipit spanjoll, nuk e fsheh lumturinë për ecurinë e Vajadolidit.

Jam shumë i lumtur me triumfin e skuadrës, morëm tre pikë të rëndësishme dhe nuk është pak të fitosh tre ndeshje rresht. Më pëlqen qëndrimi i skuadrës dhe trajneri e lojtarët kanë meritat e tyre. Të gjithë ndeshjet janë deçizive për ne dhe nëse vazhdojmë kështu do të qëndrojmë në kategori. Kemi shumë punë për të bërë dhe duam t’u krijojmë lojtarëve tonë kushtet më të mira për të punuar”, përfundon Ronaldo Fenomeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online