Merkato nuk rresht kurrë së dhuruari surpriza. U përfol për një transferim të Amir Rrahmanit nga Dinamo Zagreb drejt Standard Liezhit në Belgjikë, por një tjetër klub ka vepruar shpejt në momentet e fundit dhe ka siguruar shërbimet e mbrojtësit dardan.
Hellas Verona do të jetë destinacioni i radhës i 25-vjeçarit. Gazetari i njohur, Gianluca Di Marzio, ka bërë publik marrëveshjen mes palëve, ndërsa lojtari i rritur në Prishtinë ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare. Rrahmani, i cili refuzoi Standartin dhe Sëlltikun, është një lojtar që i bën të gjitha rolet e repartit defensiv, qendrën edhe krahët.
Rritja e tij ka qenë e dukshme, ndërsa numëron dhe tre gola të shënuar në 19 ndeshje me Kosovën. Tani është gati për të provuar forcat e tij në Serie B, me një ekip që synon rikthimin mes më të mirave.
Il primo acquisto dell’@HellasVeronaFC sarà Amir #Rrahmani, difensore della Dinamo Zagabria @SkySport #calciomercato
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) June 20, 2019