Shtubina: Rival i fortë në letër, por kujtoni çfarë ndodhi vjet!

Hapoel Ber Sheva është kundërshtari i Laçit në Europa League. Një ekip që është favorit në letër, por kurbinasit nuk janë dorëzuar. Ndriçim Shtunbina rikthen në memorie të sportdashësve atë që ndodhi vjet me Anorthosis Famagusta.

Bardhezinjtë, edhe pse nuk ishin favoritë, ia dolën të kualifikoheshin në turin e dytë dhe i surprizuan të gjithë. Shtubina, në RTSH Sport ka deklaruar: “Besoj se në futboll duhet të kesh besim, pasi asgjë nuk parashikohet dhe prandaj është i bukur. Kundërshtari në letër është shumë i fortë. Edhe vjet ishte kështu, por e eliminuam Anorthosis Famagusta. Nuk mund të bëj premtime që kalojmë turin, por do bëjmë atë që dimë”.

Shkodrani, më tej flet edhe në lidhje me përgatitjet dhe gjendjen e skuadrës: “ Faza po ecën mirë, fatmirësisht nuk kemi dëmtime. Besoj se çdo gjë do të shkojë mirë. Mirë do ishte të luhej ndeshja e parë atje. Gjithsesi këtu dimë të luajmë dhe ata do kenë vështirësi me ne, pasi nuk na njohin ne dhe kampionatin tonë. Duhet besuar deri në fund”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online