Zherom Boateng ishte shumë pranë largimin nga kampionët e Gjermanisë, por kërkesat e larta që drejtuesit e bavarezëve kishin për kartonin e qendërmbrojtësin i hoqën atij mundësinë e transferimit në një kampionat tjetër. 29-vjeçari do të qëndrojë në Mynih, por sipas burimeve të gazetës gjermane “Bild”, Boateng nuk do të jetë më titullari absolut të Bajerni.
Tekniku i i ri bavarezëve, Niko Kovaç, është gati t’i besojë një vend në formacionin titullar të riut Niklas Sylë. Diferenca midis tij dhe Boateng është shtatë vite. S’do mend që gjermano-ganezi është lojtari që të jep më shumë besim, por dëmtimet e njëpasnjëshme të 29-vjeçarit kanë bërë që ai ta humbasë statusin e të pazëvendësueshmit.
Një ndryshim tjetër që Kovaç do të ndërmarrë është dhe lënia në stol e dyshes ikonike Roben-Riberi. Me shumë gjasa të dy lojtarët luajn sezonin e tyre të fundit me Bajernin dhe ka ardhur koha për t’i hapur rrugën brezit të ri.