Ndreu me sulm “fringo”, Partizani me 12 lojtarë në fushë

Kukësi e Partizani janë gati. Ramadan Ndreu dhe Skënder Gega kanë vendosur në lidhje me formacionet. Trajneri krutan ka bërë zgjedhjet e tij dhe ka ndryshime në krahasim me takimet e tjera. Rikthehen Cuculi dhe Rrumbullaku në formacion, ndërkohë që Olsi Teqja zhvendoset në mesfushë.

Sulm totalisht i ribërë. Shkurtaj titullar, ndërkohë që Valdet Rama dhe Uilliam Kordeiro do të luajnë nga krahët. Çyrbja është ulur në stol. Të njëjtin fat ka pasur edhe Vesel Limaj. Nga ana tjetër Partizani vjen me mungesa të rëndësishme në këtë përballje.

Atanda do të luajë në mbrojtje, pasi Rexhepi është i pezulluar. Në vend të Telushit Gega ka zgjedhur të riun Kristi Kote. Bardhi rikthehet titullar, ndërkohë që në nxehje u provua edhe Esat Mala, i cili nuk ia ka dalë të luajë. Çinari është titullar.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 26
E premte, më 29 mars, ora 18:00
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër

KUKËSI-PARTIZANI
KUKËSI:
Frashëri, Maliki, Krasniqi, Cuculi, Rrumbullaku, Teqja, Dzaria, Rroca, Rama, Kordeiro, Shkurtaj. Trajner: Ramadan Ndreu
PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Hila, Kote, Mensah, Asani, Çinari, Bardhi. Trajner: Skënder Gega
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ridiger Çokaj, Emigers Gançi; Gjyqtarë linje: Andi Koçi, Kreshnik Bajramaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online