Alegri: Ju tregoj gjendjen e CR7, kam një merak për Kin. Dibala? Tani e dua zjarr!

Juventusi do të presë Empolin në shtëpi ditën e nesërme. Maks Alegri ka folur në konferencën për shtyp, duke u ndalur te disa çështje. Dëmtimi i Ronaldos shqetëson dhe portugezi është në dyshim për ndeshjen e parë kundër Ajaksit.

Moize Kin po kalon një formë shumë të mirë, por ai është vetëm 19 vjeç dhe ka shumë punë përpara. Trajneri analizon dhe Paulo Dibalanë. Argjentinasi ka marrë kritika të shumta, por Alegri i del në krah dhe ka nevojë për lojtarin në këtë fazë finale të sezonit.

RONALDO – “Ka shumë fjalë që qarkullojnë në media. Është folur që unë gati jam rrahur me presidentin dhe që kam dhënë dorëheqjen. Ronaldo kishte një ditë pushim dhe shkoi në Barcelonë për disa çështje komerciale, por nuk e di se çfarë ka bërë atje. Nga dje ka filluar të lëvizë pak, por duhet kujdes. Është më mirë të humbasësh një ndeshje se pjesën finale të sezonit. Kristiano do të rikthehet vetëm kur të mos ketë rreziqe ridëmtimi. Ai do kryejë kontrolle të hënën. Rreziku për të humbur ndeshjen e parë me Ajaksin është i madh (10 prill). Këtë gjë e di edhe ai, nuk do të luajë nëse nuk gjendet mirë.”

KIN – “Moize ka nevojë për qetësi. I ka shënuar një gol Litenshtejnit dhe duket sikur është bërë Ronaldo apo Mesi. Shqetësohem për mbingarkesën që po merr nga media. Nëse nuk dërgon topin në rrjetë ndeshjen tjetër, të gjithë do t’i hidhen sipër. Të rinjtë kanë oshilacione. Është e padiskutueshme që ka cilësitë e një goleadori, por ka shumë punë për t’u bërë një kampion. Unë duhet ta mbroj, sepse e di se si janë të rinjtë e sotëm.”

DIBALA – “Kam folur gjatë me Paulon dhe ai e di mirë që në këto dy muaj kemi nevojë për Diabalanë më të mirë. Këtë sezon nuk ka shënuar shumë, por është treguar gjithmonë i rëndësishëm. Të gjithë presim shumë nga ai dhe besoj se do japë edhe më shumë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online