Ndëshkoi Interin në “Camp Nou”, katalanasit i grabitet shtëpia

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Barcelona do të luajë mbrëmjen e sotme ndaj Interit në transfertë, një sfidë të vlefshme për UEFA Champions League. Në ndeshjen e fundit të luajtur midis tyre, Barça triumfoi pastër 20- dhe golin e qetësisë për katalanasit e shënoi Zhordi Alba. Pikërisht mbrojtësi i blaugranave ditën e sotme ka marrë një lajm që ndoshta mund t’ia ketë prishur pak humorin në prag të sfidës.

Shtëpia e tij në Barcelonë është sulmuar nga disa hajdutë, të cilët kanë marrë disa sende me vlerë nga shtëpia e mbrojtësit. Grabitja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në orët e vona. Në atë kohë familjarët e futbollistët ndodheshin në katin e parë, ndërkohë që hajdutët, duket se kanë hyrë në shtëpi nëpërmjet një dritareje që ndodhej në katin e dytë.

Lidhur me këtë ngjarje policia katalanase ka nisur një hetim për të gjetur hajdutët. Fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë incident me familjarët e Zhordi Albës, ose me ndonjë nga punonjësit e shtëpisë. Ndërkohë, në shtëpi ka roje 24 orë, por personi që po ruante shtëpinë në atë kohë, pretendon se nuk ka parë njeri të hynte në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *