FOTO | Kavani-Nejmar-Mbape priten me një dedikim special në Napoli

Mbrëmjen e sotme në Itali do të luhen dy supersfida, teksa njëra prej tyre do të zhvillohet në Napoli, ku vendasit presin francezët e Paris Sen-Zhërmen. Përballja do të luhet në “San Paolo”, që pritet të jetë plot e përplot, pasi tifozët napolitan njihen për mbështetjen e tyre të zjarrtë për ekipin e zemrës.

Pak kohë më parë iu kemi prezantuar me një picier, i cili bëri dedikime të veçanta në picë për trajnerin e Napolit, Ançelotin dhe mesfushorin Alan. Picieri napolitan krijoi dy pica me fytyrën e trajnerit dhe të mesfushorit në qendër, që ishte një gjest mjaft i veçantë dhe bëri shumë përshtypje në qytet.

Gjithsesi, picieri duket se është rikthyer përsëri dhe ditën e sotme, ka bërë tre pica për kundërshtarët e Napolit. Treshja e famshme e PSG, Kavani, Mbape dhe Nejmar, duhet të jenë surprizuar kur kanë parë fytyrat e tyre të vendosura në një picë. Një gjetje me të vërtetë interesante nga picieri napolitan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online