Nuk mbarojnë shqetësimet për Murinjon, drejt Torinos udhëton “pa pykë”

Mbrëmjen e nesërme Juventusi do të presë në Torino, Mançester Junajtid, në një sfidë të vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. Bardhezinjtë ndodhen në krye të grupit me pikë të plota, teksa ndiqen nga “djajtë e kuq”, të cilët kanë 4 pikë.

Lidhur me takimin e nesërm, ekipi i Junajtid ka bërë me dije të grumbulluarit që kanë udhëtuar drejt Torinos dhe bie në sy mosprezenca e Romelo Lukakut. Belgu ka pësuar një dëmtim dhe nuk ka qenë i gatshëm dy javët e fundit, por shpresohej që mund të rikthehej në përballjen e nesërme.

Sulmuesi kryesor i Mançesterit me sa duket nuk ka arritur të jetë i gatshëm dhe do të jetë një mungesë e madhe për Murinjon, pasi sfida e nesërme shihet mjaft delikate për ekipin anglez. Ndërkohë, Juventus në rast fitoreje do të siguronte vendin e parë në grup, pasi diferenca me ndjekësit do të shkonte në më shumë se 6 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online