Ndeshja perfekte, Alegri “ledhaton” lojtarët

Masimiliano Alegri komplimentoi të gjithë lojtarët e tij për paraqitjen e shkëlqyer ndaj Atletiko Madrid. Në intervistën në përfundoim të takimit, tekniku toskan shpjegoi se çfarë bëri ndryshe nga takimi në vajtje.

“Spinazola ka bërë një ndeshje të madhe, Bernardeski gjithashtu. Na duhej një paraqitje e tillë për të kaluar në fazën tjetër. U treguan shumë të zgjuar, sidomos në aspektin e pozicionit, këtu fus edhe Emre Xhan, i cili ishte kudo, duke markuar Moratën, në mesfushë, madje dhe si mbrojtës i djathtë kur zëvendësova Spinazolën”.

“Në ndeshjen e parë kisha vendosur Bentakur në pozicionin e Xhan. Sot Emre shpërndante topin nga mbrapa duke i lejuar Spinazolës dhe Kanselos të vraponin drejt krahëve të sulmit. E thashë më parë që shpërdorimi i Lemar në fund të ndeshjes së parë do të ishte një moment vendimtar që do të na mundësonte kualifikimin”.

“Doja që këtë qasje ta kishim edhe në ndeshjen e parë. Zgjodha lojtarë të tjerë atëherë, ndërsa ishim të avashtë në vrapime dhe leximin e lojës.

“Është me të vërtetë një ndjenjë e bukur për tifozët, klubin dhe vetë lojtarët. Ata e dinë që janë një skuadër e madhe. Tani do fokusohemi në kampionat. Kemi si qëllim që të marrim sa më shpejt pikët që na çojnë në vijën e finishit, që më pas të mendojmë vetëm për Champions-in.”

https://www.instagram.com/p/Bu7NAsJBpb7/?utm_source=ig_web_copy_link

URIMI NGA BUFON – “E falënderoj Xhixhin, pasi ai ka shkruar historinë e Juventusit. Pashë ndeshjen e PSG-së dhe u trishtova që shkoi në atë lloj mënyre, megjithatë do të përpiqemi të shkojmë deri në Madrid që ai të jetë atje me ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online