Ndërrohet gjyqtari, ja kush do ta drejtojë “El Clasico”-n

Undiamo Majenko do të jetë arbitri i ”El Clasico”-s së të shtunës, që do luhet për llogari të La Ligas. Federata Spanjolle e futbollit kishte caktuar si gjyqtar të klasikes Hernandez Hernandez, por ky i fundit ka shfaqur një problem fizik dhe nuk do të jetë i gatshëm për rreth dy javë.

Spanjolli tjetër ishte dërguar si gjyqtar i VAR në ndeshjen midis Eibar dhe Celta Vigo, por nuk do të ndodhë kështu. Një rast i mirë ky për Majenko, pasi ai në fund të sezonit pritet që t’i japë fund karrierës.

Gjyqtari i FIFA-s do të ketë fatin të drejtojë edhe një herë tjetër një nga ndeshjet më spektakolare të rruzullit. Ai gjithashtu pritet të vërë drejtësi edhe në finalen e Kupës që do luhet mes Barcelonës dhe fituesit të çiftit Valencia-Real Betis, që vendoset sonte në orën 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online