Drejtësia vihet në vend, tri vite për burg për tifozin e Romës

Tifozi i skuadrës së Romës, Simone Mastreli, është dënuar me tri vite e gjysmë burg, pasi u shpall fajtor për plagosjen e tifozit të Liverpulit Shon Koks, në prill të vitit 2018.

Irlandezi Koks u sulmua pak orë para gjysmëfinales së Champions-it midis Liverpulit dhe Romës. Mastreli së bashku me një tifoz të paidentifikuar i shkaktuan plagë të rënda tifozit të skuadrës angleze, i cili më pas përfundoi në gjendje koma për më shumë se një muaj.

Koks edhe sot e kësaj dite ka nevojë për kujdes së specializuar nga ana e mjekëve për shkak të dëmtimet të rëndave në tru.

Mastreli u ekstradua nga Italia pak muaj më parë dhe tani do të kryejë në Angli periudhën e caktuar të burgimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online