Napoli “pazar” në Gjermani, mendon për pasuesin e Hysajt?

0

Elseid Hysaj duket gjithnjë e më larg skuadrës së Napolit. Shkodrani me shumë gjasa do të udhëtojë drejt Anglisë në janar, me Çelsin që është gati për t’i bërë një vend në ekipin e Sarrit. Sigurisht që Napoli nuk mund të rrijë duarkryq, pasi do të humbasë shërbimet e një prej lojtarëve që deri para pak javës ka qenë titullar fiks, ndaj ka nisur të mendojë se kush mund të jetë alternativa e mundshme për të plotësuar boshllëkun që do të krijojë largimi i Hysajt.

Një kampion bote është menduar për ekipin e Ançelotit, pasi sipas “Radio Kiss-Kiss” napolitanët po vëzhgojnë me shumë kujdes situatën e Benxhamin Pavard. Francezi vështirë se do të qëndrojë më te Shtudgardi.

22-vjeçari arriti që të shënonte dhe një gol spektakolare në Kupën e Botës dhe sigurisht që ka jo pak vëmendje për të. Më herët është raportuar se interes konkret për të ka edhe Bajerni, ndaj nuk duket dhe aq e thjeshtë për Napolin që të marrë shërbimet e tij.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.