9 muaj pa u paguar te Tirana, “Futbolli shqiptar i korruptuar, nuk pranohen idetë europiane”

U prezantua në një ditë me Ze Marian, por nuk dihet as kur ka ikur nga klubi bardheblu. Flasim për Gerti Dajçin, ish-drejtorin administrativ të Tiranës. Se çfarë bëri te Tirana duhet pyetur presidenti Halili, i cili i dha një detyrë të rëndësishme në klubin bardheblu.

Tashmë Dajçi ka ikur nga 24 herë kampionët e vendit dhe është shtuar në listën e atyre që presin të marrin pagat e prapambetura. Ish-drejtori e ka zbuluar diçka të tillë përmes një komenti në rrjetet sociale, konkretisht në një postim të bërë nga Përparim Kabo pak ditë më parë.

Dajçi kërkon vetting edhe në futboll, për presidentët më saktësisht. Mes të tjerash ai hedh edhe akuza: “Si është e mundur që Prokuroria apo edhe përmbaruesit nuk kanë mundësi që të marrin paratë për të paguar punonjësit apo lojtarët? Me çfarë i paguajnë lojtarët këta presidentë? Si një ish drejtor i një klubi me emër dhe me 9 muaj mospagesë të pagës, mund të them se futbolli shqiptar është në themel i korruptuar e mbi të gjitha ka një mospranim të ideve perëndimore për sportin në tërësi për të rritur të ardhurat për klubet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online