Kupa e Ligës angleze, derbi dhe dyshime për manipulim

0

Në Angli luajnë futboll pa fund dhe nuk kanë kohë, ndaj kupa me më pak rëndësi, ajo e Ligës, që për arsye komerciale quhet Carabao Cup, ka mbërritur në fazën gjysmëfinale.

Mançester Siti eliminoi Lester Sitin falë pritjeve të shkëlqyera të portierit të Kosovës Arijanet Muriç, ndërsa në gjysmëfinale do të përballet me Bërtonin, që për herë të parë mbërrin kaq larg.

Ndërkaq, Totenhemi mposhti Arsenalin në çerekfinale dhe do të përballet me Çelsin në gjysmëfinale, një duel shumë interesant dhe i fortë.

Gjysmëfinalet luhen më vajtje-ardhje dhe finalistët përcaktohen në fund të janarit, me finalen që do të luhet në shkurt.

Shorti i gjysmëfinaleve ka ngjallur debate të ashpra në internet, sepse dje ish-sulmuesi i njohur uellsian Kreig Belami, në transmetim direkt, tha se Siti do ndeshej me Bërtonin. Një frazë e thënë pa dashje, por që sot ka rezultuar e saktë dhe të gjithë akuzojnë për manipulim shorti.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.