Napoli nuk përmbahet, synon goditjen e trefishtë!

Napoli ka një lidhje të veçantë me Argjentinën. Diego Armando Maradona është simboli dhe krenaria e napolitanëve, një dashuri e përjetshme që nuk do shuhet kurrë. Kështu që vendi nga vjen “Zoti i futbollit” ngjall gjithmonë emocione të mëdha dhe ndjesi të bukura.

Drejtuesit po punojnë për përforcimin e ekipit dhe kanë ndarë 50 milionë euro për dy… argjentinas. Rodrigo De Paul i Udinezes dhe Agustin Almendran e Boka Zhurniors.

Agustin Almendra

I pari është 25 vjeç, luan në rolin e mesfushorit ofensiv dhe sulmuesit të majtë, ndërsa i dyti është 19 vjeç, aktivizohet në qendër të mesfushës dhe bën rolin e mesfushorit ofensiv dhe atij të djathtë.

Napoli i monitoron prej kohësh dhe ka gati 50 milionë euro për të dy. Por, merkato nuk ndalet me kaq. Ëndrra e madhe e De Laurentis dhe Ançelotit është Rodrigo. Sulmuesi ka një kontratë deri në vitin 2022 me Valencian dhe tratativa për të do të jetë e komplikuar.

Megjithatë, drejtuesit e Napolit po përgatisin një ofertë zyrtare dhe dëshirojnë me çdo kusht që të transferojnë 28-vjeçarin braziliano-spanjoll në Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online