Napoli gjen mbrojtësin e kërkuar, ka vetëm një problem

0

Napoli po kërkon një qendërmbrojtës. Ideja e fundit e Karlo Ançelotit quhet Kostas Manolas. Greku ka një klauzolë largimi nga Roma prej 37 milionë eurosh dhe interesimi për të nuk mungon.

Juventusi tentoi ta blinte, por tratativa ngeci dhe bardhezinjtë janë tërhequr për momentin. Napoli ka hyrë në garë, por ka vetëm një problem për t’u zgjidhur.

27-vjeçari kërkon një rrogë prej 5 milionë eurosh në sezon, shumë që konsiderohet tepër e lartë nga Aurelio De Laurentis. Megjithatë, tratativat vazhdojnë palët mund të arrijnë akordin. Gjithmonë nëse greku vendos të ulë kërkesat e tij.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.