Naingolan: Po të rrija, do plaste Lufta e Tretë Botërore te Roma!

Raxha Naingolan la Romën në verën e kaluar për t’u transferuar tek ekipi i Interit. Mesfushori belg është ndër më të mirët në rolin e tij në kampionatin italian, pavarësisht se sezoni me ekipin e Spaletit është karakterizuar nga dëmtime të shpeshta.

“Ninxha” ka folur edhe njëherë për largimin e tij nga ekipi kryeqytetas. Fajin e ka vetëm një person, i cili nuk është më pjesë e klubit. Flasim për Monçin, ish-drejtorin sportiv spanjoll.

Në një prononcim për “Hln.be”, Naingolan zbulon ngjarjen e ndodhur. Ai nuk kishte zgjedhje tjetër përveç largimit, përndryshe në Romë mund të shpërthente nga momenti në moment Lufta e Tretë Botërore.

Te Roma pata një grindje me Monçin, drejtorin sportiv të klubit, i cili nuk u soll në mënyrë profesionale me mua. Nëse do të më kishte thënë në verë që dëshironin të më shisnin, do kisha pranuar. Monçi nuk veproi kështu, por dërgoi disa persona në Turqi. Donte të më shiste atje pa dijeninë time. Në atë moment e kuptova se koha ime te Roma kishte mbaruar. Ose unë, ose ai. Nuk kishte më vend te Roma për të dy. Unë jam i sinqertë dhe di të them kaq: nëse do të qëndroja te Roma pas asaj që më bëri spanjolli, çdo ditë mund të kishte ndodhur nga një Luftë Botërore”, përfundon 30-vjeçari zikaltër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online