Rosi refuzon Shqipërinë për Greqinë, Bushi zëvendëson Hebajn

Zhvillimet në kombëtaren U21, teksa trajneri Alban Bushi është detyruar të bëjë një ndryshim në sulm. Rubin Hebaj është dëmtuar dhe humbet grumbullimin për sfidat me Turqinë dhe Andorrën. Trajneri i Shpresave e gjen zgjidhjen në Superiore, pasi ka ftuar Redon Xhixhën e Laçit. Ka edhe një problem tjetër, pasi Leonidas Rosi ka refuzuar ftesën dhe do të luajë për Greqinë.

“Përshëndetje të gjithëve, ndryshime në listën e Shqipërisë U-21. Ditën e sotme lista e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet zyrtare eliminatore të U21 kundër Turqisë dhe Andorrës ka pësuar dy ndryshime. Sulmuesi i Partizanit, Rubin Hebaj ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi duke u zëvendësuar nga sulmuesi i Laçit, Redon Xhixha.

Ndryshimi i dytë ka të bëjë me mbrojtësin Leonidas Rossi të cilit i është dërguar ftesë zyrtare nga trajneri Alban Bushi për grumbullimin duke e pranuar këtë ftesë. Ditën e djeshme lojtari është njohur me listën e shpallur nga U-21 e Greqisë dhe ka refuzuar grumbullimin me Shqipërinë. Trajneri Bushi ka marrë kontakt me babanë e lojtarit i cili është shprehur se qëndrimi tyre ka ndryshuar dhe lojtari ka zgjedhur të përfaqësojë Greqinë”, njofton FSHF.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online