Nadal “shtypet” nga Xhokoviç, serbi vendos rekord në Australi

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Novak Xhokoviç është shpallur fituesi i turneut Grand Slam, “Australian Open”. Tenisi serbi mund në finale spanjollin Rafael Nadal. Megjithëse pritej të ishte një përballje shumë e luftuar, në arenën “Rod Laver”, të pranishmëve iu shërbye një shfaqje krejt tjetër, teksa 31-vjeçari mundi në tre sete 6 – 3, 6 – 2, 6 – 3.

Xhokoviç e filloi me vrull duke fituar 3 shërbimet e para të përballjes. Në setin e dytë pritje që spanjolli të kundërpërgjigjej, por ndodhi e kundërta, teksa Xhokoviç fitoi radhazi katër shërbime. Seti i tretë ndoqi të njëjtin skenar si të mëparshmit.

Ky është trofeu i shtatë në “Australian Open”, duke kaluar legjendën Roxher Federer, i cili ka gjashtë të tillë. Në nëntë muajt e fundit, 31-vjeçari ka qenë një “përbindësh”, teksa ka fituar radhazi në turnetë  Grand Slam të “Wimbledon”, “US Open” dhe së fundmi “Australian Open”. Me këtë triumf Xhokoviç çon në 15-të numrin e trofeve Grand Slam, vetëm Rafael Nadal (17) dhe Roxher Feder (20) ia kalojnë serbit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *